Mazhorancë-Opozitë në një mendje për të amenduar Kushtetutën për SPAK dhe GJKKO

Sot, për herë të parë, kryeministri Rama ka shprehur publikisht rezerva të forta se SPAK e GJKKO po dalin nga shinat kushtetuese.

Ai mori shkas nga arrestimi i Erion Veliajt, sipas tij, pa asnjë arësye, ndërkohë që mund të pritej gjyqi, pra hodhi dyshime serioze për këto dy institucione drejtësie.

SPAK deri me tani ka marrë një numër zyrtarësh të lartë në hetime dhe ndjekje penale, bile ka një ish-president Republike në burg dhe një ish-kryeministër me detyrim paraqitje. Për të qenë korrekt kryeministri duhej të reagonte edhe kur morën zvarrë ish-presidentin Meta.

Reagimi i kryeministrit Rama duket se do të shënojë pikë kthese në raport me SPAK dhe GJKKO, aq me tepër se një Komision XHAFA po shqyrton për një reformë në drejtësi në sensin, sipas PS-së, “për të plotësuar e rregulluar ndonjë gabim të bërë nga nxitimi”.

Burime të mirëbesuara thanë se pas kësaj që ndodhi me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ku Edi Rama theksoi se “për një proces hetimor të çuditshëm. Për ta thënë minimalisht siç e shoh, shumë të çuditshëm. I nisur nga një novelë pafundësi fletësh. Novelë anonime dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 400 faqesh afërisht ku autorët e veshur me pushtetin e drejtësisë, prokurori dhe gjykatësi paraprak bashkë kanë arritur në pikën që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim”; pritet një reflektim nga mazhoranca sapo të mbarojnë zgjedhjet me 11 maji, të cilat ata thonë se do ti fitojnë.

Reflektimi i parë lidhet me mos dhënien të drejtën për ripërsëritje mandati asnjë prokurori të SPAK.

E dyta do të synohet që të ndryshohet Kushtetuta për disa kompetenca të KLGJ, KLP, SPAK dhe GJKKO.

E treta, krjimi i një Bordi Drejtësie me specialistë të fushës, por që në të do të futen edhe nga opozita parlamentare, pra përfaqësues me të drejtë vote, bord që do të ketë emërimet dhe shkarkimet e prokurorëve të SPAK dhe GJKKO.

Me sa duket kjo josh edhe PD aktuale, e cila kë rezerva të forta për këto institucione drejtësie. SPAK-u ka një kuotë besueshmeri publike të lartë, ndaj do të jetë e vështirë kjo “reformë”, por duke ditur se politika e këtyre 34 viteve, ka ndryshuar si ka dashur drejtësinë, ndaj nuk është çudi që rasti Veliaj ka bërë që sejcili të shikojë se radha mund të jetë e gjatë për në SPAK!

/D.M./

SHKARKO APP