Mazniku flakë për flakë me Alizotin: Gjuhë humbësish, diskurs kënete

Fraza “do t’ju hamë për së gjalli”, që drejtuesi politik i PD, Tomor Alizoti tha gjatë takimit përmbyllës të fushatës në Elbasan, për rivalin e tij nga kampi i majtë, Arbjan Mazniku është gjuhë humbësish. Ai tha se në fushatën e 9-të ku po merr pjesë, ai nuk e kishte menduar ndonjëherë “që do vinte një ditë që do të më vinte keq për kundërshtarin”.

“Degradimi i gjuhës, nervave, komunikimit, ndërkohë që duhet të ishte një fushatë që të bazohej në ide, koncepte, si ta zhvillojmë qarkun dhe ta çojmë përpara qarkun e Elbasanit, që është padyshim një qark që ka probleme, që ta bëjmë avangard.

Në një kohë kur ne jemi dy vite larg mbylljes së negociatave sipas ambicies tonë dhe të KE-së. E kur ne premtojmë që në 4 vjet të ulemi në tryezën e barabartë me vendet e tjera të Be-së, diskursi: “Ju hamë të gjallë”, është fiks një diskurs i dalë nga këneta”, u shpreh Mazniku në A2 CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?