FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mazniku me deputeten Tahiraj dhe kryebashkiakun Llatja takim në njësinë Gjergjan të Elbasanit

Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në një postim që ai ka bërë në rrjetet sociale, gjatë një takimi që ai ka patur në njësinë Gjergjan të Elbasanit me deputeten Dasantila Tahiraj, kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja, kryetarin e partisë Ardit Demiri dhe me socialistët e palodhur, ka evidentuar punën e bërë dhe kontributin e dhënë, gjithashtu dhe kujdesen që ata kanë ofruar pa kursim për komunitetin e tyre pavarësisht problematikave që hasin.
“Bëhemi gati për sfidën e pranverës 2025,ku së bashku do të fitojmë bindshëm në mënyrë që të kujdesemi akoma më shumë për ekonominë e zonës dhe infrastrukturën, citon Mazniku në postimin e tij.
“Ne jemi forca që kemi rritur pagat duke rritur ekonominë, që ka ndikuar në përmirësimin e jetesës së gjithkujt. Kemi ndihmuar biznesin e vogël duke ia bërë 0 taksën dhe kemi ndërtuar rrugë, shkolla, qendra shëndetësore dhe shumë shpejt do të përmbyllim rrugëtimin e Shqipërisë për të qenë anëtare e denjë e Bashkimit Europian” ka shtuar ai në postimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?