MB: Policia, 250 trupa në terren për kanabisin
Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi sot se Policia e Shtetit vijon operacionet anti-kanabis në të gjithë vendin.
Në një postim në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme, bëhet e ditur se rreth 250 forca policore po vijojnë kontrollet mbi bazën e informacioneve policore dhe operative që disponon Policia për evidentimin dhe goditjen e vend-magazinimeve të bimëve narkotike.
“Forcat Policore të Drejtorisë Vendore Lezhë po vijojnë operacionin në Mamurras ku deri tani ka 7 persona të shoqëruar.Është evidentuar një magazinë që shërbente për tharje të bimëve narkotike.Janë sekuestruar mbi 700 kg lëndë narkotike deri në këto momente.Janë sekuestruar 1 kallashnikov, grantë dore e municion luftarak.Vijon operacioni ende me kontrolle banesash, shoqërime personash e sekuestrim të lëndëve narkotike”, thuhet nga MB.
“Operacion po zhvillohet dhe në Shkodër.Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike në bashkëpunim me Forcat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë asgjësuar 6.555 bimë narkotike në proces tharje në territorin e njësisë Administrative Pult. Po vijon puna për kapjen e autorëve”, bën të ditur Ministria e Brendshme.
KOHA JONË SONDAZH

