MB, shpërndarja e buxhetit – Policia e Shtetit, prioritet me 16.8 mld lekë

Mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe garantimi i sigurisë së jetës, shëndetit dhe pronës, të cilat janë dhe prioritete për veprimtarinë e Policisë së Shtetit,  vitin e ardhshëm  do të  synohet të arrihen me një buxhet më të ulët. Ministria e Brendshme, ndonëse  me një vlerë  jo të madhe , ka një rënie në buxhetin e vitit të ardhshëm.  Fondi i caktuar për këtë  ministri arrin deri në 20 .9 miliardë lekë  nga 21 që  është  këtë vit. Ashtu sikurse edhe për 2018-ën , organi që  përfiton më shumë fonde është Policia e Shtetit  me 16.8 miliardë lekë.

Pas Policisë së shtetit , Garda e republikës është ajo e cila  përfiton fondin më të lartë të caktuar për këtë ministri me 1.5 miliardë lekë,  ndërsa më pak  fonde janë parashikuar  të  përdoren  për prefekturat dhe shërbimin e gjendjes civile,  përkatësisht  me 606 dhe  678 milion lekë.

Por cilat janë nevojat me emergjente të  kësaj ministrie?

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ku pak ditë më parë u votua në parim ky buxhet,  problematikë e cila kërkon investim është policia kufitare kjo për shkak të  mungesave  në logjistikë dhe gjendjes së vështirë të mjeteve dhe pajisjeve në dispozicion të policisë kufitare dhe migracionit, mungesa në burime njerëzore, mungesë e theksuar në infrastrukturën e godinave të pikave të kalimit kufitar, armatimi i vjetruar dhe jo i njehsuar. Me buxhetin e  parashikuar për 2019-ën  synohet të realizohet edhe unifikimi i pagave të oficerëve të shërbimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?