Mbahet mbledhja e Kryesisë së PD në Vlorë, ja cili ishte fokusi i diskutimeve
Këtë të shtunë u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Zgjeruar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, dhe Koordinatorit për Mbikëqyrjen e Procesit Zgjedhor, Aurel Bylykbashi.
Në fokus të mbledhjes ishte analiza politike dhe organizative e PD Vlorë në të gjitha njësitë, në funksion të zgjedhjeve të 11 majit 2025, ku u evidentuan problematikat, sfidat dhe potencialet për forcimin e partisë. U shqyrtuan gjithashtu propozimet e ardhura nga baza për kandidaturat për Kryetar të Degës së PD Vlorë, si shprehje e demokracisë së brendshme dhe përfshirjes së anëtarësisë.
Kryetari i PD Vlorë, Hysni Sharra dhe Aurel Bylykbashi prezantuan raportin përmbledhës të analizës, të hartuar sipas udhëzimeve të Kryesisë së PD-së. Noka vlerësoi punën e strukturave dhe procesin korrekt të analizës, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 24 Janarit.
KOHA JONË SONDAZH

