Mbahet në Tiranë kongresi i gjinekologjisë

Shëndeti i gruas, nënës dhe të porsalindurve ishte në vëmendjen e kongresit ndërkombëtar “Avancimet në obstetrikë-gjinekologji dhe ultra-tinguj”. Me anë të ligjëratave të mjekëve, ky kongres synon të ofrojë një profesionalizëm të lartë klinik në fushën e shëndetit të gruas.

E pranishme në Kongres zëvendësministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli e cilësoi atë si të nevojshëm, pasi trajton tema bashkëkohore të cilat trajtojnë problem që hasen edhe në vende të tjera në fushën e obstetrikë-gjinekologjisë.

Standardizimi i kujdesit shëndetësor, përmirësimi i sëmundjeve dhe vdekshmërisë maternale e perinatale ishin disa prej objektivave të këtij kongresi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?