Mbërrijnë 117 mijë doza Pfizer, Manastirliu: Vijon vaksinimi ”derë më derë”

Edhe 117 mijë doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se këto doza janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

”Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti Covid-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?