Mbërrijnë në Rinas 11,700 doza të tjera të vaksinës antiCOVID, Manastirliu: Pjesë e kontratës me Pfizer dhe një sasi nga mbështetja e BE

Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë ardhur 7,020 doza nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer dhe pjesa tjetër 4,680 nga marrëveshja me Bashkimin Europian.

“🧪 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 doza vaksine dhe një sasi e parë 4680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian 🇦🇱🤝🇪🇺 “, shkruan Manastirliu.

Më herët Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme u kryen 19,886 vaksinime dhe që prej fillimit të vaksinimit janë kryer 537,837 vaksina antiCOVID për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?