Mbërrijnë në Tiranë ekspertët e ODIHR, nisin takimet për Reformën Zgjedhore

Kanë mbërritur këtë të martë në Shqipëri ekspertët e OSBE/ODIHR, që do të asistojnë tryezën katërpalëshe të Reformës Zgjedhore.

Raportohet se ekspertët pritet të zhvillojnë një takim me grupin e punës të kësaj reforme, pasditen e sotme, në orën 17:00, për t’u informuar në lidhje me ecurinë e deritanishme të draftimit të reformës.

Ekspertët e ODIHR do të ndërhyjnë për pikat që palët nuk bien dakord, si dhe do të shikojnë nëse dokumenti që do të përgatitet nga pala shqiptare është në përputhje me rekomandimet e bëra nga ODIHR.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?