Mbërrin dosja e Mark Frrokut nga Belgjika, nuk kërkohet ekstradimi i tij

Mbërrin në Shqipëri nga Belgjika dosja e drejtësisë aq shumë e diskutueshme pas arrestimit të Mark Frrokut, deputetin shqiptar që akuzohet për një  vrasje të kryer në këtë vend, në vitin 1999. Dosja me 2500 faqe ka mbërritur para 10 ditësh në Ministrinë e Drejtësisë. Në dosjen për Mark Frrokun nuk ka kërkesë për ekstradimin e tij në Belgjikë.

Mësohet se në dosje gjenden të dhëna nga hetimi i deritanishëm, hetime, fakte dhe dëshmi për akuzën e vrasjes në bashkëpunim. Përveç kësaj Mark Frroku po hetohet edhe në Shqipëri për akuzën e fshehjes së pasurisë dhe pastrim parash. Të hënën prokuroria do t’i paraqesë atij në ambientet e spitalit ku është shtruar pas izolimit në qeli, edhe akuzat e reja në lidhje me çështjen “Doshi”. 

SHKARKO APP