Mbërrin kontigjenti i dytë i ndihmave nga Kosova

Nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, mëngjesin e sotëm do të bëhet nisja e kontingjentit të dytë të ndihmave nga Kosova, kontribut i disa bizneseve vendore, në drejtim të zonave të përmbytura në Levan, në Qarkun e Fierit.

Nisja bëhet nga pika kufitare Vërmicë­-Morinë, në ora 9:00.Ndihma këtë herë konsiston në 200 krerë bagëti, ushqime, veshmbathje, miell si dhe ushqim për kafshët.

Ky është kontingjenti i dytë që bizneset nga Kosova kanë nisur për zonat e përmbytura në Shqipëri.

Ndihmat janë mbledhur nga shumë biznese kosovare, ndërsa vlera totale e këtyre ndihmave është mbi 260 mijë euro. Ndërkohë, një javë më parë, Kosova ka dërguar ndihma për njerëzit e përmbytur në jug të Shqipërisë.

15 kamionë me ndihma ushqimore dhe veshmbathje me vlerë totale 200 mijë euro kanë kaluar pikën kufitare të Morinës për të shkuar më pas drejt jugut, në familjet e përmbytura. 

SHKARKO APP