Mbërrin në Tiranë avokatja belge e Mark Frrokut. Takohet në qeli me deputetin

 

Ndersa deputeti Mark Frroku vazhdon te jete ne qeli, ne Tirane ka mberritur edhe avokatja e tij belge, Couqelet. E shoqëruar nga dy avokatët shqiptar Genc Gjokutaj dhe Sajmir Visha ajo eshte takuar për rreth një orë në qeline e paraburgimit me deputetin Mark Frroku. Lapsi.al meson se se Couqelet ka sjell nga Belgjika një kopje të dosjes së plote dhe është konsultuar me deputetin në lidhje me nisjen e procesit gjyqësor në Belgjikë. Ajo I ka thënë deputetit Frroku se me datë 12 tetor pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Belgjikë është parashikuar nisja e procesit gjyqësore ndaj tij. Sipas avokateve shqiptare, nisja e hetimeve në Shqipëri për të njejtën ngjarje që Frroku do të gjykohet në Belgjikë është një absurditet. Avokatja belge ka sjelle materialet për të cilët dyshohet deputeti Frroku por për t'u marre ne cilësinë e provës materiale ajo duhet të vij me anë të letër-porisisë në rrugë diplomatike drejt Ministrisë së Drejtësisë ne Shqiperi. Frroku u arrestua per here te dyte ne daten 2 prill. Ai mbahet ne "arrest me burg", pasi Prokuroria e Pergjithshme ka regjistruar procedimin penal, ku akuzon deputetin Frroku për veprën penale të “vrasjsjes me paramendim” në bashkpëunim të shtetasits hqiptar Aleksandër Kurti në mars të 1999 në Belgjikë. Kjo vrasje, sipas hetimeve paraprake të prokurorisë, ka ndodhur për shkak se Kurti kishte krijuar njohje me një vajzë e cila përdorej për prostitucion nga Mark Frroku tashmë me statusin e deputetit. Nga ana tjetër, për këtë ngjarje prokuroria e përgjithshme ka kërkuar nga drejtësia belge të transferoi dosjen në Shqipëri për tu gjykuar për akuzat e ngritura.

SHKARKO APP