Mbërrin në Tiranë dosja stermadhe e Mark Frrokut

 

Dosja belge e deputetit kristiandemokrati, Mark Frroku, ka mbërritur në Shqipëri. Autoritetet belge ia kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme. Pas spekulimeve në media kjo e fundit e ka konfirmuar vetë lajmin. Dosja në ngarkim të deputetit Frroku është shumë voluminoze, me mbi 2500 faqe. Pak kohë më parë në Tiranë ishte edhe avokatja belge e Mark Frrokut, e cila u takua me avokatët e tij shqiptarë. Ditët e fundit pati raportime në media se deputeti Mark Frroku mund të lirohet për shkak të skadimit të afatit ligjor prej 40 ditësh, që ende s’kishte mbërritur kjo dosje. Frroku akuzohet nga drejtësia belge për vrasjen e bashkëpatriotit të tij Aleksandër Kurti. Ngjarje ka ndodhur në vitin 1999. Asokohe, Mark Frroku së bashku me dy vëllezërit e tij, sipas drejtësisë belge, shfrytëzonte për prostitucion disa femra në Bruksel.

SHKARKO APP