Mbërrin trupi i 22 vjeçarit, familjarët nuk kërkojnë autopsi në Shqipëri

 

Vrasja e një të riu shqiptar në Itali nga një pensionist italian, me pretendimin se po i grabiste banesën tronditi opinionin publik shqiptar dhe atë italian.   

Gati 10 ditë pas vrasjes, arkivoli me trupin e 22- vjeçarit Gjergj Gjoni, që u vra nga i moshuari në Itali, mbërriti në Shqipëri pasditen e së premtes në portin e Durrësit.

Familjarët e tij kanë zgjedhur që transportimi të bëhet me traget nga një agjenci funeralesh italiane, e cila ka marrë përsipër sjelljen e trupit të pajetë deri në fshatin Gojan i Vogël.

Prej 12 ditësh familja Gjoni pasi mësoi lajmin ka hapur dyert e mortit, në pritje të mbërritjes së trupit të pajetë të djalit te tyre.

Trupi u 22 vjeçarit që mbetu i vrarë u vonua në Itali, pasi atje i është bërë edhe autopsia.

Familjarët e 22- vjeçarit në Shqipëri thonë se nuk do të kërkojnë autopsi tjetër, duke marrë për bazë atë të kryer në Itali.

Nga ana e grupit hetimor pas ngjarjes dhe autopsisë në Itali nuk është dhënë konkluzioni nëse bëhet fjalë për krim në kushtet e vetëmbrojtjes apo vrasje me paramendim të të riut shqiptar.

Pensionisti në Itali vazhdon t’i qëndrojë idesë se e vrau në kushtet e vetëmbrojtjes, por opinioni publik në Itali është i ndarë dhe shumë janë ata që thonë se ai duhet të lajmëronte policinë nëse shqiptari provohet se nuk ka qenë i armatosur në momentin ku ka dashur të futet në banesën e tij. 

SHKARKO APP