Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbërriti në Berlin në gjendje kome, DW: Vjen lajmi i madh për kundërshtarin e Putinit

Aktualitet E shtunë, 22 Gusht 2020 11:46
Mbërriti në Berlin në gjendje kome, DW: Vjen lajmi i madh për kundërshtarin e Putinit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Opozitari rus, Aleksej Navalny, po trajtohet në spitalin Charite. Në gjendje kome ai mbërriti të shtunën në Berlin. Më parë ka pasur grindje mes mjekëve rusë e gjermanë për aftësinë transportuese të pacientit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

44-vjeçari, Aleksej Navalny ka mbërritur për trajtim në spitalin Charite në Berlin. Avioni i marrë nga iniciativa „Cinema für Peace” me Aleksej Navalnyn në bord mbërriti të shtunën në mëngjes në aeroportin Berlin Tegel. Prej andej Navalny u dërgua menjëherë për trajtim në spitalin Charite. Gjendja e tij në spital në Berlin konsiderohet si e “stabilizuar”. Por mjekët janë duke zhvilluar kontrolle të gjera për të kuptuar gjendjen e Navalnyt, kontrolle që mund të zgjasin.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 4 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 4 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 4 orësh

„Lufta për jetën dhe shëndetin e Aleksejit sapo ka filluar, ka ende shumë për të bërë, por të paktën u bë hapi i parë”, shkroi në twitter zëdhënësja e Navalnyt, Kira Jarmysh pas fluturimit nga metropoli siberian, Omsk. Ajo shprehu falënderim për mbështetjen që iu dha opozitarit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Grindje mes mjekëve rusë e gjermanë

Fluturimi nga Omsk u shty për disa orë. Sipas autoriteteve ruse arsye ishte respektimi i kohës së pauzës nga pilotët. Më parë ka pasur një grindje mes mjekëve rusë dhe gjermanë për aftësinë shëndetësore të të sëmurit për transport. Mjekët rusë deklaruan të premten se gjendja e 44 vjeçarit është shumë jo e stabilizuar, prandaj ai nuk mund të sillet në Gjermani. Këtë e kundërshtuan mjekët gjermanë, pasi e vizituan Navalnyn.

Të premten në mbrëmje pastaj mjekët rusë në Omsk lejuan transportimin e Navalnyt. Kritiku i njohur i presidentit, Putin u dërgua me emergjencë në spital në Moskë të enjten, pasi gjatë një fluturimi nga Tomsku në Moskë, ai humbi vetëdijen. Rrethi i afërt i Navalnyt ka mendimin, se ai është helmuar qëllimisht. Me gjasë ka pasur helm në çajin që ai piu në fluturim. Mjekët në Omsk e kundërshtuan këtë. Ata janë shprehur për një „sëmundje të metabolizmit”.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kishte thënë më parë, se Gjermania është gati të japë ndihmë mjekësore për kritikun e sëmurë të regjimit rus, Aleksej Navalny. “Kjo ofertë qëndron ende”, tha Maas të premten./DW

Etiketat e lidhura

gjendje komekundërshtari i Putinit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 3 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 4 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 4 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 7 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.