Mbështetësit e LSI-së mblidhen para selisë, me parulla: Poshtë aleanca Doshi-Berisha!

Para selisë së LSI-së në Tiranë janë mbledhur me qindra simpatizantë të kësaj force politike në mbështetje të kreut të saj dhe të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Të nxitur nga protesta e opozitës që kërkon dorëheqjen e Ilir Metës si krye-parlamentar pas akuzave të fundit të deputetit Tom Doshi, përkrahës të LSI kanë nisur po sot një anti-protestë me parulla si: Poshtë aleanca Doshi-Berisha! Ata kanë paralajmëruar se do të mblidhen dhe do të bllokojnë sheshin Wilson, ndërkohë që nga Sheshi Skënderbej dhe deri tek sheshi “Nënë Tereza” në opra 11.00 do të nisë protesta e opozitës. Policia ka blinduar kryeqytetin, për të shmangur incidentet, por edhe ndonjë përplasje të mundshme mes militantëve të forcave politike.       

SHKARKO APP