Mbështetje për sektorin e bujqësisë dhe agro-biznesit

Në vazhdimësi të prioriteteve të Bashkisë Berat, nëpërmjet Drejtorisë së Bujqësisë Administrimit të Pyjeve, Ujrave e Shërbimit Veterinar për Ujitjen dhe Kullimin janë duke u  pastruar kanalet ujitës dhe kullues . Pas 20 viteve në Njesinë Administrative Velabisht u bë pastrimi i afërsisht 1000 ml kanaleve, nga i të cilit pritet të shtohet ujitje në 50 ha tokë dhe përfitojnë 100 fermerë të Njësisë Administrative Velabisht.  Gjithashtu është kryer pastrimi i kanalit ujitës Velabisht – Veterik me gjatësi 7000 ml  dhe prurje 350 l/s nga i cili përfituan ujitje 150 ha tokë bujqësore fshatrat Velabisht, Starovë, Remanicë, Veterik

Bashkia Berat për t’i ardhur në ndihmë fermerëve që përfshin gjithë territori i Bashkisë së Re, ka bërë të mundur gjatë vitit të parë qeverisjes investime në kanalet ujitëse :

b2

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanali Ujitës Bilçë  me një gjatësi 13 km, mbas vihet në funksion pas 25 vitesh nëpërmjet një investimi total në gjithë gjatësinë e tij  me vlerë 70.000.000 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kanali Ujitës Velabisht – Veterrik me gjatësi 7000 ml u realizua pastrimi nga i cili përfitojnë ujitje 150 ha tokë bujqesore të Kanali Ujitës Gjeroven – Starovë me gjatësi 7200 ml për herë të parë u vu në funksion të plotë dhe Bashkia bëri të mundur pastrimin dhe  riparime të pjesëshme në gjithë gjatësinë e tij. Nga kjo mirëmbajtje përfitojnë ujitje 100 ha tokë të fshatrave Gjeroven, Velabisht, Starovë

Kanali Ujitës Ullinjas me gjatesi 4200 ml, u bë i mundur gjithashtu të mundur pastrimi i kanalit nga mbushja me aluvione dhe riparime të pjesshme në të gjithë gjatësinë e tij. Nga ky investim përfitojnë  ujitje 50 ha tokë bujqësore.

Kanalet ujitës në Zonën e Orizaj dhe Lapardhasë, u bë e mundur mirëmbajtja e të gjithë kanaleve dytësore nga të cilët përfituan ujitje gjithë fushat e fshatit Orizaj me rreth 100 ha dhe fshatit Lapardha me një sipërfaqe total 200 ha tokë bujqësore.

Përsa i përket kanaleve kullues, u bë i mundur pastrimi i 5000 ml në fshatrat Bilçë, Dyshnik, Moravë dhe aktualisht puna është fokusuar në Starovë ku po punohet me intesitet.

b3

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?