Mbetën të plagosur nga atentati në Don Bosko, zbardhet dëshmia e dy të lënduarve: S’kemi konflikte, ishim duke pirë kafe

Është zbardhur dëshmia e 22-vjeçarit Ronaldo Metushi dhe Kastriot Elezit, të cilët pasditen e djeshme mbetën të plagosur nga atentati në zonën e Don Boskon në Tiranë.

22-vjeçari ka treguar se në momentin e të shtënëve ka qenë duke pirë kafe me Kastriot Elezin në lokalin ku më parë ai ka punuar si kamarier.

I riu është shprehur se nuk ka mundur të shohë autorët dhe se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

Të plagosurit kanë dëshmuar para policisë duke thënë se nuk kanë dyshime se pse u qëllua me armë zjarri drejt tyre, ndërsa kanë deklaruar se nuk kanë konflikte.

Policia vijon hetimet dhe ende është në fazën e verifikimeve të provave, ndërsa sa i përket autorëve, dyshohet se janë vrasës me pagesë.

SHKARKO APP