Mbetet në burg ”truproja” e Martinajt

Për ish-efektivin e Policisë Jeton Lami nuk ka ndryshuar masa e arrestit me burg. Ai është cilësuar edhe si truproja e Ervis Martinajt.

Këtë të martë, Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e ish-agjentit të forcave operacionale, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie si ajo e arrestit në shtëpi ose detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Lami cilësohet si personi kyç i cili mund të zbardhë misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt. I akuzuar për shpërdorim detyre, ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë hetimeve, doli që Lami ka qenë personi që ka shoqëruar të shumëkërkuarin me një automjet “Audi A8” nga Tirana drejt Durrësit dhe anasjelltas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?