Mbetjet në Kamëz, banorët: Gjendje emergjence, Mziu: Qeveria bllokon landfilin

Banorëve të Kamëz ju janë bashkuar përfaqësues nga shoqëria civile si edhe ambientalistë, në protestën e dytë rradhazi mbi shqetësimin se Bashkia e Kamëz, mbetjet urbane i depoziton në anë të lumit Tërkuzë.

Sipas tyre, atë që nuk e merr uji me vete e djegin zjarret. Ankesat e banorëve janë se djegia e mbetjeve përhap erën e rëndë aq sa ata e kanë të pamundur të hapin dyert dhe dritaret e shtëpive. Ata kërkojnë marrjen e masave nga Bashkia për të gjetur zgjidhje për trajtimin e mbetjeve në vende të përshtatshme larg zonave të banuara.

Mbi këtë situatë, kryebashkiaku Xhelal Mziu pranoi të negocionte me ta mbi disa kushte, ndërsa u shpreh i qetë për zgjidhjen që ofron bashkia. Pas disa orë negociata, Mziu pranoi të ritakonte një përfaqësi protestuesish por negociatat dështuan sërish, pasi sipas Mziut organizatori është politikisht i përfshirë në këtë çështje, ndërsa pjesë e takimit duhet të jenë vetëm ata që i përkasin njësisë administrative Kamëz. Protestuesit dhe ambjentalistët mendojnë se kjo ndotje e rëndë mjedisore është një dëm njerëzor, që nuk njeh kufij partiakë apo territorial.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku thotë se është miratuar nga Këshilli Bashkiak një projekt për landfill por që nuk po gjen zbatim. “Bashkia Kamëz, ka kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje për ndërtimin e një landfilli që të jetë bashkëkohor, por që të mos krijojë problematika edhe për qytetarët. Kjo kërkesë e Bashkisë Kamëz sigurisht që ka rënë në vesh të shurdhër. Kjo qeveri e ka diskriminuar politikisht Kamzën dhe banorët e saj”,-thuhet në deklaratën për shtyp të Bashkisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Guri: Zonë emergjence

Banorët kërkojnë marrjen e masave nga Bashkia për të gjetur zgjidhje për trajtimin e mbetjeve në vende të përshtatshme larg zonave të banuara. Ambientalisti Sazan Guri gjatë protestës kërkoi shpalljen e zonës së emergjencës në zonën ku hidhen mbeturinat në Kamëz. “Zona të shpallet zonë emergjence. Le të bëjmë një hap tani, një nesër dhe tre pasnesër. Është turp i madh, bota shqetësohet për një qese të hedhur në tokë ne kemi kanalet akoma.  Hajdeni qytetarë ta kthejmë në një kauzë kombëtare, rasti është në Kamëz por është edhe në Durrës, ku shkojmë me fëmijët dhe lahemi nëpër lumenj e ujëra të ndotura”, tha Guri.

Mziu: Qeveria bllokn landfillin

Kryebashkiaku thotë se është miratuar nga Këshilli Bashkiak një projekt për landfill, që nuk po gjen zbatim. “Këshilli Bashkiak Kamëz më 19.9.2016, me vendimin nr. 114, vendosi miratimin e venddepozitimit të mbetjeve (landfill) prej 5 ha në Valias e miratuar kjo dhe nga Prefektura. Pas miratimit nga Këshilli Bashkiak, Bashkia Kamëz me qëllim krijimin e një pike tjetër për venddepozitimin e mbetjeve, ka bërë kërkesën pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit më 6 janar 2017 si dhe aplikimin për leje në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 23 janar 2017. Pavarësisht se kërkesa e Bashkisë Kamëz për venddepozitimin e ri në Valias, i cili do t’u vijë në ndihmë qytetarëve, i ka të gjithë dokumentet e duhura shoqëruese, kthimi i përgjigjes nga Agjencia Rajonale e Mjedisit është i padrejtë, në kurriz të qytetarëve dhe të Bashkisë Kamëz”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?