Mbetjet në Kamëz, Mziu: Nuk po na japin lejën për vend dpozitimin e ri

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ka sqarur situatën e depozitimit të mbetjeve në këtë zonë. Në një deklaratë për mediat, Mziu thotë se shqetësimi i banorëve është i drejtë, por zgjidhja e vetme është që ti jepet leja për një vend depozitim të ri të mbetjeve, që është miratuar në Këshillin Bashkial, ai në Valias.

Mziu: Është një problem i cili me të drejtë, banorë që janë pranë këtij vend dpozitmi dhe protestojnë sepse zona ku hedhim mbetjet nuk ka qenë e populluar. Ne kemi kërkuar për të gjetur një zgjidhje tjetër dhe në planin urbanistik të qytetit ne kemi gjetur një vend tjetër të grumbullimit, Në valias dhe që do të bëjë ndërtimin e  landfillit dhe trajtimit të mbetjeve në këto kushte. Zgjidhja është vetëm një, shfrytëzimi i venddepiozitmi në Valias. që është miratuar nw Këshillin Bashkiak dhe KKT e qytetit dhe është refuzuar nga ministria e mjedisit.

Pavarësisht shqetësimit të drejtë të banorëve, Mziu tha se protesta është e organizuar nga eksponentë të PS në Zall Herr.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mziu: Jam i gatshëm të takohem me banorë të bashkisë Kamëz dhe së dyti të kenë paguar taksën e pastrimit. Por jo banorë të bashkisë së Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?