Mbetjet toksike, Balluku: Porti i Durrësit s’ka lidhje. Kurum: 500 punonjës u pushuan nga ekonomia
Zv/kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku thotë se transporti i mbetjeve të rrezikshme të Kurum u procesua nga koncesionarët evropianë që operojnë në Portin e Durrësit. ”I bëj thirrje mediave të tregohen të kujdesshme teksa analizojnë këtë çështje, që përveç delikate, është shumë e komplikuar nga ana juridike dhe proceduriale. Analizat që kam dëgjuar afektojnë imazhin e Shqipërisë. Duhet të presim vendimet sa i përket kësaj çështjeje të rëndësishme mjedisore. Çështja ka marrë emrin: Porti i Durrësit”.
Duke pohuar se qeveria shqiptare ka pasur vazhdimisht konflikte me Kurum, ministrja Balluku tha se kompania është e detyruar të japë sqarime për këtë çështje sociale. ”Qeveria shqiptare nuk është hera e parë që ka konflikte me Kurum, edhe para pak ditësh kemi pasur fitoren e një gjyq për koncesionin në Portin e Durrësit dhe shkeljet që Kurum ka bërë. Do të jetë i detyruar që të japë shpjegimet e duhura, në këtë rast flitet për territor e meta, në ditët në vijm do të ketë reagim për këtë çështje sociale që na shqetëson shumë”.
Kompania Kurum e argumenton largimin e rreth 500 punonjësve me faktin e rritjes së kostove dhe vështirësive ekonomike. Por shifrat e dorëzuara në institucionet shtetërore tregojnë të kundërtën e asaj që pretendon kjo kompani. Nga të dhënat konfirmohet se “Kurum” është një ndër kompanitë që ka rezultuar me fitimet më të larta në dy vitet e fundit. Balluku tregoi veprimet që po kryehen pas njoftimit të kompanisë Kurum për të pushuar nga puna rreth 500 punonjës. ”Kjo është një çështje sociale. Tejkalon çështjet komerciale, tregtare. Ne e kemi në fokus dhe në ditët në vijim do të ketë një komunikim për këtë pasi është një çështje sociale që na shqetëson shumë”,-tha Balluku.