Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Mbi 1 milion shuplaka kundër mandatit të tretë të Edi Ramës

Mbi 1 milion shuplaka kundër mandatit të tretë të Edi Ramës

Aktualitet
E shtunë, 27 Shkurt 2021 08:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Edi Rama nuk ka asnjë shans të marrë mandatin e tretë, por ka blerë mediat dhe sondazhet duke krijuar propogandë sikur fiton PS-ja. Ndërsa populli mezi pret datën 25 prill që të shkojë në kutitë e votimit kundër sektit kriminal rilindas që ka pushtuar PS-në dhe krejt jetën e shqiptarëve.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Para 3 orësh
Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Para 3 orësh
Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 10 orësh

Dalja e koalicionit opozitar PD, LSI dhe aleatët me dy lista kandidatësh ka një synim të qartë. Më 25 prill, opozita e bashkuar synon të marrë rezultatin më spektakolar duke tejkaluar numrin e 1 milionë votave. 1  milion shuplakat që Edi Rama i mori falë koalicionit më LSI-në në vitin 2013, pas 57 do t’i kthehen të gjitha mbrapsht duke sjellë humbjen më poshtëruese për Rilindjen. Lëvizja taktike e opozitës për të dale me dy lista zgjedhore, pritet të shtojë në mënyrë maksimale votat për frontin opozitar. Llogaritja është e thjeshtë. Në vitin 2013 Partia Demokratike me aleatët e saj tradicional morën 680 mijë vota. Viti 2017 për vetë PD nuk merret si referencë, pasi pranohet gjerësisht se shumica e votuesve tradicional të PD nuk dolën në votime pas marrëveshjes së gabuar Basha-Rama. Ndërkohë votat e koalicionit të PD pritet që në këto zgjedhje të njohin një rritje edhe më të madhe. Në grupin e PD janë  shtuar 76 mijë vota të Partisë Drejtësi për Integrim dhe Unitet, si dhe rreth 14 mijë vota të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe rreth 30 mijë vota të Frymës së Re Demokratike që drejtohej nga Bamir Topi, sipas rezultateve të vitit 2017, duke e çuar shifrën e koalicionit të së djathtë në më shumë se 780 mijë vota.  Ndërkohë rezultati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në çdo zgjedhje ka ardhur duke u rritur dhe pas kaq vitesh në opozitë pritet të ketë një rritje dhe më të madhe. Në zgjedhjet e vitit 2017, LSI mori 226 mijë vota dhe sipas llogarive paraprake koalicioni opozitar i tejkalon 1.2 milionë vota dhe shuplaka kundër rilindjes. Edhe nëse llogaritja e peshës politike të opozitës bëhet sipas rezultatit më te keq të PD në vitin 2017, kur mori vetëm 460 mijë vota, sërish koalicioni me LSI, afrimi i PDIU, FRD-së dhe PBDNJ krijon avantazh të madh të koalicionit opozitar në krahasim me Partinë Socialiste të Edi Ramës që në këto zgjedhje hyn e vetme. Për shkak të partive të reja që janë krijuar si diversion ndaj PD dhe opozitës, largimit masiv të qytetarëve në emigrim dhe taktikave të qeverisë, numrat e partive që sot janë në frontin opozitar mund të kenë ndryshuar. Por logjika normale politike njeh vetëm rritje të partive opozitare dhe largim të votuesve nga partia në pushtet. E kundërta nuk ndodhë asnjëherë. Shqiptarët kanë më shumë se 1 milionë arsye për të mos votuar Rilindjen. Pas tetë viteve në pushtet dhe një mbështetje masive që ju dha në vitin 2013, sot nuk ka më asnjë motiv për t’i dhënë një tjetër mandat një force politike që nuk ka bërë asgjë. Dje nga qyteti i Beratit, të vetmet premtime që bëri Edi Rama për mandatin e tretë ishin rindërtimi nga tërmeti dhe lufta ndaj pandemisë. Janë dy çështje të rëndësishme, por çdo qeveri që do të vijë më 25 prill mund ta bëjë shumë herë më mirë atë që pretendon se po bën PS me pandeminë dhe tërmetin. Askush nuk do t’i lërë njerëzit që humbën banesat jashtë dhe askush nuk do të lërë njerëzit në mëshirë të fatit përballë virusit vdekjeprurës. Qeveria “Rama” i la jashtë banorët e tërmetit dhe sot janë në vitin e dytë pa banesa dhe pandeminë e ktheu në katastrofë kombëtare me më shumë se 6 mijë viktima. Sikur vetëm këto dy katastrofa të mendojnë njerëzit kur të votojnë më 25 prill, mjaftojnë për të dërguar Edi Ramën në shtëpi. Ndërkohë qeveria e tetëve viteve të PS ka aq shumë mëkate dhe zullume sa në historinë e vendit do të hyjë si më e keqja dhe një eksperiment që nuk duhet lejuar më të ndodh. Kur pushtetin e ka pasur vetëm një parti, Shqipëria ka parë vetëm regres. Edi Rama tregoi se timoni dhe tepsia që kërkoi e bënë vendin më keq dhe sollën me shumë varfëri dhe dështime të parimeve demokratike. Për këto dhe 1 milionë arsye të tjera, shqiptarët do të japin më shumë se një milionë vota kundër Rilindjes. Jo vetëm shifrat e dëshmojnë këtë, por dhe fryma ani-Rilindje që është ngritur në vend. Njerëzit nuk duan thjesht rotacion dhe ndërrim karrigesh, por një përmbysje dhe një model të ri qeverisës që opozita ka detyrë dhe mision ta sjellë më 25 prill.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pavarësisht sondazheve false, në asnjë rast, Rilindja nuk rezulton të jetë në avantazh votash ndaj Frontit Opozitar.

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 10 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 32 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 40 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.