
Koronavirusi ka kaluar tashmë zyrtarisht 100 mijë viktima ën gjithë botën. Brenda më pak se 4 muajsh COVID-19 ka shkaktuar disafishin e viktimave që kanë pasuar Sars Cov1 apo Ebola.
Por duket se nuk do të ndalet me kaq teksa në ditën e sotme Franca dhe Britania morën stafetën sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 brenda 24 orëve.
Por Italia kryeson listën e viktimave si vendi më i goditur nga COVID- 19 teksa shënon 18 mijë e 849 ndjekur nga SHBA me 17 mijë e 991 por që ka më shumë të infektuar se çdo vend tjetër.
Më pas vin Spanja me 15 mijë e 970 viktima, Franca 13 mijë.
