Mbi 138 mijë kalime në korrik, rritet lëvizja turistike në Qafë Botë dhe Sarandë
Pika Kufitare e Kalimit (PKK) Qafë Botë dhe Terminali i Trageteve në Portin e Sarandës kanë regjistruar një fluks prej 138 mijë e 189 pasagjerësh gjatë muajit korrik, duke e bërë këtë muaj periudhën me lëvizjen më të lartë të sezonit turistik.
Në hyrje janë regjistruar 67 mijë e 128 pasagjerë, ndërsa në dalje 71 mijë e 061, çka tregon se daljet kanë zënë peshën më të madhe të qarkullimit gjatë kësaj periudhe.
Lëvizja e mjeteve ka qenë e konsiderueshme. Gjatë korrikut kanë hyrë në vend 18 mijë e 640 automjete, ndërsa kanë dalë 19 mijë e 642.
Autoritetet bëjnë të ditur se PKK Qafë Botë dhe Terminali i Trageteve kanë operuar me kapacitet të plotë në të gjitha shërbimet, përfshirë edhe agjencitë private, duke mundësuar përballimin e fluksit pa krijuar vonesa apo problematika për udhëtarët.
KOHA JONË SONDAZH

