”Mbi 2 milion lekë borxh për kurimin nga Covid-19”, Tavo: Kaq para Rilindja i çon veç për një poster fushate

Kandidati për deputet i LSI-së, Vangjel Tavo, ka treguar se një banor i ka thënë se për të kuruar familjarët e prekur nga Covid-19, ka marrë borxh mbi 2 milion lekë. Teksa e quan si të papranueshme këtë situatë, Tavo akuzon qeverinë se për një poster zyre shprenzon këtë shumë, ndërkohë që qytetarët duhet që të mbështeten ekonomikisht nga qeveria për pandeminë.

Postimi i plotë

“2 milionë e gjysmë lekë për trajtimin e infektimit me Covid, kam shpenzuar duke marrë borxhe”,-më tha një banor sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është e papranueshme. Familje prej 5 vetash me vetëm një të punësuar. Ka shumë e shumë raste të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kaq para janë shpërdoruar vetëm për një poster zyre elektorale të “Rilindjes”. STOP kësaj papërgjegjshmërie dhe largim të qeverisë pa zemër për popullin e vet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?