Mbi 20 bashki dhe komuna pa energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi sot se, për shkak të kohës së keqe kanë dalë jashtë pune disa nënstacione dhe linja furnizimi në rajone të ndryshme të vendit.

Grupet e eleminimit të avarive janë aktualisht në terren dhe po punojnë  maksimalisht për të normalizuar situatën. Zonat pa energji elektrike janë: Komunat Fushë Ale, Arëz, Zall-Dardhë,

Reç, Lurë, Sllovë, Kala e Dodës, në Elbasan komunat “Pishaj”, Sulte,  “Poroçam”, në Pukë komunat Gjegjan (pjesërisht) dhe “Qafë-Mali”  (pjesërisht), në Tepelenë komunat Krahës dhe Qesarat, në Korçë Bashkia  Bilisht, komunat Liqenas, Miras Qendër, Hoçisht, Progër, Gore, Moglicë  dhe HEC-et “Strelca” e “Verba”.

Gjithashtu, për shkak të dëmtimit të linjës 110-28 në Fushë Arrëz- Kalimash, e cila administrohet nga OST, kanë mbetur pa energji N/Stacionet e Kalimashit, Kalimash-Tunel, Kukësi dhe Hasi.

Konkretisht pa energji kanë mbetur zonat në Bashkinë Kukës, Krumë si dhe tuneli Kalimashir, komunat Tërthore, Topojan, Shishtavec, Bicaj,  Ujmishtë, Shtiqën, Suroj, Kolsh, Shënmeri, Golaj, Fajzë, Gjinaj, Bytyç,  HEC-et Bele-1, Cernaleve dhe Pobreg.

Nga an tjetër, ju informojmë mbi difektin e ndodhur në linjen 35 kV,  Korçë – Gjanç, duke lënë pa energji elektrike komunat Voskop, Lekas,  Vithkuq dhe HEC-et “Gjanç”, “Vithkuq” dhe “Qari”.

SHKARKO APP