FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbi 20 mijë shqiptarë kanë hyrë në Itali me të drejtë leje qëndrimi

Mbi 20 mijë shqiptarë kanë hyrë së fundmi në Itali duke u pajisur me leje të rregullt qëndrim. Mbi 69 % e tyre kanë kërkuar bashkim familjar, mbi 6% për motive punësimi e mbi 23 % për motive studimi, shëndetësore etj.

Ministria italiane e Punës dhe Çështjeve Sociale ka publikuar raportin me të dhënat e fundit zyrtare mbi karakteristikat e shtetasve të huaj në sistemin italian të punës.

Aktualisht në Itali jetojnë 5 milion e 144 mijë shtetas të huaj e 440 mijë janë shqiptarë. Ata renditen të dytit në numër pas komunitetit të emigrantëve rumunë që janë mbi  1 milionë e 190 mijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistikat zyrtare të raportit ministerial të Drejtorisë së Përgjithshme të Emigracionit e të Politikave të Integrimit informojnë se ka një rritje të numrit të lëshimit të lejeve të qëndrimit për shtetasit e huaj që kërkojnë të jetojnë në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për t’u pajisur me dokumenta të rregullta janë rritur me  7.8 % në krahasim me një vit më parë.  Sipas të dhënave të fundit janë 20 013 shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi, 69.8% e tyre për motive familjare (bashkim familjar). 6.3% për motive punësimi e 23.9 % për motive të tjera (studimi, mjekësor etj).

Sa i takon pjesëmarrjes së shtetësave të huaj në sistemin italian të punës, Raporti i Ministrisë së Punës dokumenton se është rritur numri i shtesave të huaj komunitarë e ekstra komunitarë të punësuar.

Rreth 54% e emigrantëve shqiptarë në Itali janë të punësuar.

Në këtë link mund të shihni:

Raporti i Ministrisë italiane të Punës dhe Çështjeve Sociale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?