Mbi 20 mijë turistë te “Rana e Hedhun” në Shëngjin
“UNUM Festival” për të pestin vit në Ranën e Hedhun në Shëngjin. Mbi 20 mijë pjesëmarrës nga çdo cep i botës shijuan atmosferën nga DJ më të njohur. Festa ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Kishin ardhur për këtë festë edhe nga Australia dhe Japonia.
Zona e Ranës së Hedhun është një nga perlat e Mesdheut. Ndër shekuj rëra e hedhur nga erërat ka zaptuar një pjesë të malit.
Kjo zonë do të zhvillohet me turizëm elitar me 5 yje. Këtë e pohuar kryeministri Rama.