Mbi 3200 policë angazhohen për ndeshjen Armeni-Shqipëri, problem parkingu

Mes Shqipërisë dhe Armenisë, nuk ka ndonjë tension dhe as pritet të ketë përplasje tifozësh, kështu që detyrë e policisë mbetet të monitorojë kuqezinjtë, dhe më tepër për faktin se një qytet si Elbasani  nuk është mësuar të përballojë një fluks të madh njerëzish.  Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan ka marrë të gjitha masat e nevojshme për rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe në përfundim të përballjes së 29 marsit, mes Shqipërisë dhe Armenisë. Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Francë 2016”, që do të luhet të dielën në orën 18:00, në “Elbasan Arena”, do të jetë nën vëzhgimin e rreptë dhe forcave blu të këtij qyteti, por edhe të përforcimeve nga kryeqyteti.  Sipas njoftimit të policisë, 320 efektivë do të jenë të angazhuar përgjatë gjithë zhvillimit të takimit, duke nisur që nga patrullimi në afërsi të stadiumit disa orë para fillimit të ndeshjes, teksa hyrja në stadium do të nisë rreth 2 orë para vërshëllimës së parë të gjyqtarit. Gjithashtu mësohet se rrugët që të dërgojnë në stadiumin “Elbasan Arena” do të jenë të monitoruara nga forca policie të qarkullimit rrugor, teksa do të ketë njoftime të tjera për vend-parkimet. Në njoftim mësohet se do të jenë rreth 150 tifozë armenë, që kanë pronotuar vendet në shkallët e stadiumit, sipas marrëveshjes mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj homologe. 

SHKARKO APP