Mbi 40 mijë qytetarë marshojnë në Vjenë kundër masave anti-covid
Mbi 40 mijë qytetarë protestuan në Vjenë kundër masave anti-covid. Austria është bërë shteti i parë në Europë që rivendosi masën e izolimit për tri javë, pas rritjes së infeksioneve.
Qeveria austriake është e para në Bashkimin Evropian që e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19, masë e cila pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2022.
Protesta kundër masave anti-covid janë mbajtur edhe në disa qytete gjermane, teksa shteti po përballet me valën më të keqe të pandemisë.