FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbi 79 milionë të infektuar me COVID-19 në mbarë botën. Ja shtetet më të goditura

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 79 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 79.057.616 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 18.917.152 raste deri më tani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas SHBA-së radhiten India me 10.123.778 raste, Brazili me 7.366.667, Rusia 2.933.753, Franca 2.505.875, Britania 2.149.551, Turqia 2.082.610, Italia 1.991.278, Spanja 1.847.874, Gjermania 1.587.908, Argjentina 1.553.865, Kolumbia 1.544.826, Meksika 1.350.079, Polonia 1.226.883. Irani 1.177.004 dhe Peruja me 1.002.263 raste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,73 milionë njerëz, kurse mbi 55,6 milionë janë shëruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?