Mbifaturimet e ujit, Veliaj: S’do tolerojmë më të tilla papërgjegjshmëri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka cilësuar mbifaturimet e ujit në disa zona të kryeqytetit si papërgjegjshmëri të cilat nuk do të lejohen të ndodhin më.

Gjatë një interviste televizive , Veliaj foli edhe për projektin e këndit të lojrave, duke pohuar se punimet kanë vijuar në të njëjtën kohë që ka pasur edhe sulme.

“Kemi vijuar me punimet si imagjinoj sulmet. Kush mendon se mundtë bëjë karrierë me dhunë, do pendohet rëndë me 1 qershor. Këta që mundohen ta kopjojnë Mjaft-in s’i afrohen, sepse ai s’ishte i dëmshëm. U ka ngelur fiksim si nuk kopjuan ‘Mjaft-in’, ka njerëz të tillë. 1 qershori do kalojë shumë shpejt , do bëjmë park tjetër edhe në Kashar dhe vende të tjera”, tha Veliaj.

Më tej, ai ka sqaruar se për projektin ka pasur propozime për të pasur dhe bar-kafe, por nuk janë pjesë e tij. Ndërsa në lidhje me vlerën e projektit, Veliaj tha se “ajo vlerë që është në tabelë, s’e kam caktuar unë dhe as Bashkia. E ka bërë arkitekti. Kjo s’është e fushës time. Nëse ju duket shumë apo pak, ka mënyra ligjore për ta zgjidhur”.

SHKARKO APP