Mbipopullimi në burgje, më shumë se 1300 të burgosur flenë përtokë

Të paktën 1340 të burgosur flenë përtokë, me dyshekë e në disa raste vetëm me batanije pa dyshekë apo me turne.  Ky është rezultati i raportit të Avokatit të Popullit mbi inspektimin që ka bërë në burgjet e vendit, ku mbipopullimi rezulton të jetë problemi kryesor.

“Mbipopullimi nëpër mjediset e sigurisë në njësitë policore si dhe në Institucionet e vuajtjes së dënimit në vend është një problematikë e pranishme, e prekshme dhe që ka nevojë urgjente për t’u adresuar, pasi cenon respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria, dëmton cilësinë e shërbimeve të ofruara ndaj kësaj kategorie, dhe krijon premisa për trajtim çnjerëzor dhe degradues”- thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.

Për këtë institucion “Privimi i lirisë nëpërmjet dhënies së masës së sigurimit arrest në burg, duhet konsideruar jo si opsioni kryesor, por si masa më e rëndë që jepet vetëm në rastet e parashikuara në nenet 228 dhe 229 të Kodit të Procedurës Penal

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati i popullit kërkon Të merren masa të menjëhershme për të kufizuar mbipopullimin në burgje dhe Paraburgime me objektivin që çdo qeli të ofrojë minimalisht 4m2 hapësire jetike për person.

Swiss Digital Mobile Reklama

Masa që cdo i dënuar të ketë një shtrat të vecantë. Ministria e Drejtësisë të përgatisë një propozim formal ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për rritjen e masave të dënimeve alternative jo penitenciare për personat të cilët kanë kryer vepra penale me rrezikshmëri të ulët shoqërore.

Ndërkaq në komisariate rezulton se në Elbasan, Lezhë, Berat, Korçë, si dhe Komisariatet nr. 3, 5 në Tiranë ka mbipopullim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?