FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbledhja e grupit të PS, Rama: Zvërneci u bë kërthiza e botës, Shqipëria u bë një ciklon dixhital

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që vijojnë prej 20 ditësh mbi projektin e investimit në Zvërnec, gjatë mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së.

Sipas Ramës, polemikat rreth projektit kanë marrë përmasa të pazakonta, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të një “cikloni dixhital” që, sipas tij, ka përfshirë jo vetëm opinionin publik vendas, por edhe aktorë ndërkombëtarë, media, figura politike dhe përdorues të rrjeteve sociale nga vende të ndryshme të botës.

“Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital”, u shpreh kreu i qeverisë, duke përshkruar reagimet si një vorbull ku u bashkuan të rinj, aktivistë, komedianë, parti politike, media ndërkombëtare dhe kundërshtarë politikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga fjala

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital. Një vorbull më e madhe sesa përmasat e vendit tonë. Kjo vorbull përfshiu të reja, të rinj, patriot dixhitalë, komedianë të kthyer në kandidatë, delirantë me qeleshe, njerëz nga të gjitha kontinentet, media sociale dhe tradicionale nga të gjitha kontinentet, parti politike në Europë dhe në SHBA, aktorë të biznesit të turizmit në rajon dhe aktorë shtetërorë malinj ndaj Shqipërisë.

Natyrisht edhe karavidhet opozitare të vendit tonë. Befas Zvërneci u bë kërthiza e botës, ku po vendosej fati i ngrohjes globale. Bulevardi i Tiranës u bë sheshi ku qindra mijëra njerëz, sipas vetë Sanders, iu turrën oligarkisë botërore.

Bota shqiptare u njehsua me histerinë e kanaleve sociale, duke bashkuar në një armatë të vetme çlirimtare zogjtë më elegantë të botës, Flamingot, me fundin e kazanit dixhital.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?