Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ahmetajn, deputetja Tabaku: Pati dy zhvillime shqetësuese

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve që do vendoste për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, pati dy zhvillime shqetësuese.

“Donim seancë me dyer të hapura për transparencë ndaj qytetarëve. Kjo nuk ndodhi. Pati dy zhvillime shumë shqetësuese: avokatët e Ahmetajt kërkuan shtyrjen e seancës dhe mazhoranca i doli në krah. E dyta: Ahmetaj ka patur kohën e mjaftueshme për t’u larguar nga Shqipëria”, deklaroi Tabaku.

“Faktet që kanë dalë në media kanë treguar se si i gjithë shteti ka qenë në shërbim të këtyre biznesmenëve. Në atë dosje tregohet se si Ahmetaj ka ndikuar për vendime të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Ministrave në favor të dy biznesmenëve”, shtoi Tabaku.

SHKARKO APP