Mbledhja e KLP, votohet për përbërjen e komisioneve të përhershme dhe anëtarëve zëvendësues të Këshillit
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen e radhës, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit, përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe misionit JustAL. Përmes një njoftimi, KLP bën të ditur se Këshilli votoi përbërjen e komisioneve të përhershme dhe anëtarët zëvendësues, të KLP-së. Përberja e Komisioneve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë do jetë:
Komisioni i Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit, i përbërë nga anëtarët:
Kryetar: Mirela Bogdani
Anëtar: Olger Eminaj, Erind Merkuri
Anëtar Zëvendësues: Vatë Staka, Erion Fejzulla
Komisioni Disiplinor, i përbërë nga anëtarët:
Kryetar: Sokol Stojani
Anëtar: Arta Mandro, Ledina Riza
Anëtar Zëvendësues: Mirela Bogdani, Moisi Duda
Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, i përbërë nga anëtarët:
Kryetar: Zeqir Hoda
Anëtar: Erion Fejzulla, Olger Eminaj
Anëtar Zëvendësues: Erind Germenji, Ledina Riza
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, i përbërë nga anëtarët:
Kryetar: Vatë Staka
Anëtar: Erind Germenji, Moisi Duda
Anëtar Zëvendësues: Erind Merkuri, Sokol Stojani
KOHA JONË SONDAZH

