Mbledhja me Ramën, qeveria në komunikimin me publikun për arritjet

 

Qeveria do të ndërmarrë një komunikim publik për të bërë një inventar të gjithë arritjeve të saj në 2 vjet qeverisje, por dhe për të informuar mbi reformat e pritshme brenda mandatit të saj të parë.

Lajmin iu ka komunikuar të zgjedhurve socialist vetë Kryeministri Rama, i cili iu drejtua selisë rozë për të drejtuar takimin e përjavshëm të grupit parlamentar pas incidentit me studentët në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Kryeministri ka përsëritur udhëzimet për organizimin e strukturave socialiste në bazë edhe në kuadër të mbledhjes së kongresit në janar të vitit të ardhshëm.

Mbledhjes së grupit socialist i është bashkuar edhe deputeti më i ri Kuvendit, i sapozgjedhuri nga listat e qarkut Lezhë, Eduard Ndocaj, cili është nënkryetar i Partisë Demokristiane dhe pjesë e grupit Kuvendor të kësaj force politike.

I pyetur pas mbledhjes për praninë e tij në këtë takim të socialistëve vetë Ndocaj ka nguruar t’i përgjigjet gazetarëve, rol të cilin e ka marrë përsipër deputeti Taulant Balla

SHKARKO APP