Mbledhja në Kuvend, Doshi dorëzon raport mjekësor
Këshilli i Mandateve ka nisur sot mbledhjen e shtyrë dy ditë më parë, për heqjen e mandateve të Tom Doshit dhe Mark Frrokut.
Nisja e mbledhjes është shoqëruar me debate, pasi PD ka kërkuar që ajo të bëhet me dyer të hapura.
Por, kërkesa e demokratëve është hedhur poshtë.
Ndërkohë, avokati i Tom Doshit ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes.
Kjo, pasi sipas tij, Doshi është sëmurë dhe nuk mund të paraqitet në mbledhje.
Për këtë arsye ai ka paraqitur edhe një raport mjekësor.
Por, mbledhja ka vijuar, pavarësisht këtyre pretendimeve.
Edhe deputeti Mark Frroku, nuk ka marrë pjesë në këtë mbledhje.
KOHA JONË SONDAZH

