Mblidhen krerët e shteteve të NATO-s në seancë të jashtëzakonshme për Ukrainën
Janë mbledhur në një seancë të jashtëzokoshme krerët e shteteve anëtare të NATO-s për të diksutuar lidhur me sulmin rus në Ukrainë.
Krerët e shteteve anëtare të NATO-s kanë nisur në orën 15:00 një takim të jashtëzakonshëm virtual për të diskutuar rreth përgjigjes ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Takimi i 30 shteteve anëtare te NATO-s kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Në fjalën e tij, Stoltenberg, i ka bërë thirrje Rusisë të ndërpresë agresionin ushtarak kundër Ukrainës.
Stoltenberg, më tej i ka shprehur mbështetjen Ukrainës në çdo hap të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

