Mblidhet Kuvendi. Pritet miratimi unanim i draftit të ndryshimeve kushtetuese

Ora 23: 25 –Ka nisur seanca e Kuvendit të Shqipërisë si rrallë ndonjëherë e mbushur plot me deputetë. Besohet se në sallë janë 140 deputetë të zgjedhur, të cilët pritet të miratojnë reformën historike në drejtësi.

Kuvendit i është drejtuar me një fjalë kreu i komisionit të ligjeve dhe komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi. Fatmir Xhafaj.

Xhafaj: Sot rezultatet e angazhimit janë më të prekshme se kurrë. Sot qytetarët dhe partnerët, por edhe skeptikët e reformës, gjejnë të kurorëzuar hapin e parë të rëndësishëm në angazhimin e vendit tonë për të shëruar sistemin e drejtësisë nga klientelizmi, zvarritja e proceseve, mungesa e profesionalizimit, mungesa e eksesit, gjykimet e padrejta, korrupsioni, korporatizmi. Gjithëpërfshirja, transparenca dhe standardet më të mira ndërkombëtare kanë qenë parimet bazë mbi të cilat u ndërtua dhe u realizua ky proces.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

xhafakuvendi

Ora 23: 10 Deputetet Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj lënë kryesinë e Kuvendit dhe nisen drejt Parlamentit. Majko uroi shqiptarët ndërsa kryetari i komisionit të posacëm  për reformën  në drejtësi deklaroi: Shpresoj që nesër të jetë një ditë e bukur. Pas miratimit beteja tjetër është miratimi i 7 pr/ligjeve që kërkojnë 94 vota. PD nuk ka qenë në mbledhjet e reformës cka do të thotë se do të ketë shumë për të sugjeruar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?