Mblidhet sërish sot këshilli politik, Gjiknuri opozitës së vërtetë: Ejani bëni propozimet tuaja

Mbledhja e radhës e Këshillit Politik do të zhvillohet ditën e sotme, e premte 24 korrik 2020, në orën 17:30 pranë ambienteve të sallës Ovale te Pallati i Kongreseve.

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka konfirmuar pjesëmarrjen sot në orën 17:00 në tryezë teksa ka kërkuar nga opozita jashtëparlamentare që propozimet t’i dërgojnë paraprakisht tek anëtarët.

Në emailin e dërguar opozitës jashtëparlamentare Gjiknuri thotë se presim që të bëni propozimet tuaj për këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksti i emailit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju rikujtoj se në mbledhjen pesë orëshe të datës 21 Korrik, thërritur prej nesh, ju është prezantuar nisma e opozitës parlamentare për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, procedura e ndjekur nga Kuvendi, varianti i dakordësuar dhe miratuar nga Këshilli i Rregullores dhe Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut bashkë me relacionin përkatës.

Ndonëse dokumenti ka qenë krejtësisht publik, në faqen zyrtare të Kuvendit, ashtu sikurse të gjitha seancat e zhvilluara në komisione kanë qenë të hapura e publike, meqenëse ju deklaruat se ishit në mungesë dijenie, ju dorëzua edhe zyrtarisht një kopje nga sekretaria e Këshillit Politik.

Në kushtet kur ju pranoni mungesën e propozimeve konkrete të cilat do duhej të ja dërgonit paraprakisht anëtarëve të Këshillit dhe duke vlerësuar gjithësesi gatishmërinë tuaj për tu takuar, ju konfirmoj pjesëmarrjen në mbledhje.

Ditën e djeshme në një e-mail të vonë Bylykbashi dhe Vasili ngritën shqetësimin se mazhoranca po i bënte fakt të kryer ndryshimet kushtetuese teksa konfirmuan nga ana e tyre se Opozita e Bashkuar nuk ka ndërprerë apo të ketë qenë kundër dialogut për këto çështje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?