Mblidhnin bimë mjekësore, si ranë gratë në lumin e Vjosës

Kishin dalë si çdo ditë tjetër për të mbledhur bimë medicinale, por përpjekja e tyre përfundoi me pasoja të rënda për dy gra nga Këlcyra. Raportohet se dy gratë po tentonin të kalonin lumin Vjosë në momentin kur i ka rrëmbyer rrjedha dhe për pasojë njëra prej tyre humbi jetën dhe tjetra u transportua me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.

Mësohet se shtetasja që humbi jetën është Eli Beqiri, rreth 50 vjeç, ndërsa Selime Shehu ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve në spitalin e Gjirokastrës.

Kjo ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Dragot, pothuajse në të njëjtin vend ku vetëm disa ditë më parë humbi jetën një 17-vjeçar nga Këlcyra. Mësohet se gratë kanë tentuar të kalojnë lumin dhe duke ndihmuar njëra-tjetrën i ka rrëmbyer rrjedha e lumit Vjosë dhe për pasojë njëra prej tyre humbi jetën. BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?