“Mbreti shqiptar” i kokainës, që njihej edhe si “Mesi i Shqipërisë”, ekstradohet në Itali
Holanda ka ekstraduar drejt Italisë, një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në Europë, shqiptarin Bledar Pajana.
Ai është një prej narkotrafikantëve më të rëndësishëm të tregut europian të kokainës me një xhiro vjetore prej 100 milionë eurosh, është arrestuar në aeroportin e Hollandës, Eindovhen.
Sipas mediave italiane, Bledar Pajana, 38 vjeç, blinte drogën në Amerikën Jugore.
Më pas me anije apo avionë e transportonte nga Madrid e Lizbonë drejt Italisë.
Mediat italiane shkruajnë se Pajana drejtonte një organizatë e cila arrinte të dërgonte në Itali rreth 200 kg kokainë në muaj, gati 2 ton e gjysëm drogë çdo vit.
Nga shitja e kësaj lënde narkotike xhiroja vjetore shkonte në 100 milionë euro në vit.
Pajana kishte ngritur bazën logjistike në Breshia, ku çdo muaj arrinte të sillte rreth 200 kg kokainë, dhe më pas droga shpërndahej nëpër Itali me korrierë.
Bledar Pajana ndodhej në Hollandë që prej tetorit të kaluar, kur në Itali u ndaluan dy korrierë të tij të cilët po transportonin 20 kile drogë.
Që prej atij momentit Pajana fshihej mes Hollandës dhe Belgjikës.
Pajana njihej ndryshe edhe si “Mesi i Shqipërisë”.
Një epitet që ndoshta i është vënë për driblimet që i bënte policisë, duke qenë se ka mundur t’i shpëtojë shumë herë.
KOHA JONË SONDAZH

