Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 12:59 Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Mburoja e Arbrit 2026”, ministri, Nufi: Forcat e Armatosura, plotësisht të ndërveprueshme me ato të vendeve të NATO-s

Aktualitet E hënë, 21 Shtator 2026 16:21
”Mburoja e Arbrit 2026”, ministri, Nufi: Forcat e Armatosura, plotësisht të ndërveprueshme me ato të vendeve të NATO-s
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Grupi Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) është certifikuar “I aftë për mision”, pas përfundimit të procesit të vlerësimit të zhvilluar në kuadër të stërvitjes “Mburoja e Arbrit-26”, në rajonin stërvitor të Bizës. Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e vlerësoi certifikimin si një arritje të rëndësishme për Forcën Tokësore dhe Forcat e Armatosura.

“Sot, rezultati flet qartë: Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë është certifikuar ‘I aftë për mision’. Kjo është një arritje, për të cilën duhet të jemi krenarë. Por, ndër të tjera, është edhe përgjegjësi. Përgjegjësi për të ruajtur standardin, për ta kthyer këtë përvojë në një kapacitet të qëndrueshëm operacional dhe përgjegjësi për të qenë të gatshëm ta dëshmojmë këtë aftësi sa herë që misioni e kërkon”, u shpreh Ministri Nufi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Stërvitja “Mburoja e Arbrit-26” shërbeu si një proces i plotë dhe rigoroz vlerësimi, i zhvilluar sipas fushave të CREVAL, duke testuar aftësinë e strukturës për të planëzuar, komanduar, dislokuar dhe zhvilluar operacione në një mjedis operacional kompleks, në përputhje me standardet dhe procedurat e NATO-s. Certifikimi kombëtar u zhvillua nën monitorimin e përfaqësuesve të NATO-s, duke vënë në fokus standardizimin dhe ndërveprueshmërinë e Forcave të Armatosura shqiptare me forcat aleate.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Shqipëria është dhe do të mbetet një aleate e angazhuar, që kontribuon me përgjegjësi në Aleancë dhe punon vazhdimisht për të rritur aftësitë e saj. Në këtë drejtim, modernizimi i Forcave të Armatosura është një proces i pandalshëm”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes. Duke e lidhur procesin e certifikimit me transformimin e Forcave të Armatosura, Ministri Nufi theksoi se modernizimi nuk lidhet vetëm me pajisjet, por edhe me mënyrën e planëzimit, stërvitjes dhe zhvillimit të operacioneve.

Mund t'ju interesojë

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti ...

Para 4 minutash
Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici

Para 1 ore
Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

Para 1 ore

“Modernizimi që po ndërmarrim synon pikërisht këtë: të ndërtojmë Forca të Armatosura më të afta, më të lëvizshme, më të mbrojtura, më teknologjike dhe plotësisht të ndërveprueshme me forcat e vendeve aleate.”, u shpreh ai. Në përfundim të ceremonisë, Nufi vlerësoi punën e komandantëve, shtabeve, instruktorëve, vlerësuesve dhe të gjithë ushtarakëve e civilëve të angazhuar në stërvitje, duke nënvizuar se certifikimi është dëshmi e punës, disiplinës, përgatitjes dhe profesionalizmit të tyre.

“Mburoja e Arbrit-26” përbën një tjetër hap në konsolidimin e kapaciteteve operacionale dhe në rritjen e gatishmërisë së Forcave të Armatosura për përmbushjen e misioneve kombëtare dhe angazhimeve në kuadër të Aleancës së NATO-s”, tha ai.

Etiketat e lidhura

Ermal Nufi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat
Para 4 minutash

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici
Para 1 ore

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”
Para 1 ore

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
Para 1 ore

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 15 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 15 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

3 Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 5 orësh

Euro e dobët dhe paratë e pista

4 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.