FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Mburoja Ilire-26”, Forcat Speciale zhvillojnë stërvitje elitare në Pashaliman

Regjimenti i Operacioneve Speciale zhvilloi stërvitjen fushore-ujore të koduar “Mburoja Ilire-26”, një nga aktivitetet më të rëndësishme stërvitore të vitit për njësitë elitare të Forcave Speciale dhe Komando.

Stërvitja u zhvillua në Bazën Detare të Pashalimanit dhe kishte si objektiv testimin e aftësive operacionale në planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve speciale në mjedise ujore, nënujore, tokësore dhe ajrore, si edhe rritjen e nivelit të gatishmërisë për përmbushjen me sukses të misioneve të ngarkuara.

Pamje nga ushtrimi ushtarak u publikuan nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili vlerësoi profesionalizmin dhe nivelin e lartë të përgatitjes së efektivëve të Batalionit të Forcave Speciale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Krenari për djemtë tanë, të cilët konfirmojnë nivelin e lartë të përgatitjes dhe aftësive në përmbushjen me sukses të misioneve në mbrojtje të sigurisë dhe interesave kombëtare”, shkroi ministri Nufi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Batalioni i Forcave Speciale konsiderohet një nga njësitë më të specializuara të Forcave të Armatosura, i pajisur me mjete moderne dhe me përvojë të konsoliduar në operacione brenda dhe jashtë vendit. Efektivët e tij kanë marrë pjesë në misione të rëndësishme ndërkombëtare nën drejtimin e NATO-s, Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara, duke dëshmuar profesionalizëm në operacionet shumëkombëshe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?