”Mbyllen 3 kapitujt e parë të negociatave”, Rama: Më 14 korrik shihemi në Bruksel, puna e opozitës janë llafet

Kryeministri Edi Rama jep lajmin se më 14 korrik në Bruksel do të mbyllen 3 kapitujt e parë të negociatave për integrimin e vendit në BE. ”Shqipëria nuk ndalet”, shkruan Rama, duke kundërshtuar pretendimet se proceset e integrimit, zhvillimet ndërkombëtare apo stabiliteti politik i vendit janë vënë në pikëpyetje. Kryeministri ironizoi deklaratat e opozitës për bllokim të negociatave, duke shkruar se puna e tyre janë llafet, ndërsa ”fjala e qeverisë është puna”.
Reagimi i Ramës
SHQIPËRIA NUK NDALET
Thanë negociatat u bllokuan;
thanë Samiti i NATOS u anullua;
thanë qeveria u rrëzua;
thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA
KOHA JONË SONDAZH

