Mbyllen hetimet për ‘Omega Pharma’, Nadir Çausholli dhe punonjësit përfituan 2 milionë Euro

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për skemën mashtruese me ilaçet, të njohur si “Farmacitë 2”, për të cilën janë marrë të pandehur administratori i “Omega Pharma”, Nadir Çausholli, si edhe tre punonjës të kësaj kompanie, pasi akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme më shumë se 2 milionë Euro nëpërmjet faturave fiktive. Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur edhe vetë subjektin “Omega Pharma”.

Në bazë të veprimeve proceduriale, Prokuroria e Tiranës ka krijuar bindjen e bazuar në prova se Nadir Çausholli, në cilësinë e administratorit të kompanisë farmaceutike, si edhe punonjëset e kësaj shoqërie, Arjola Piperaj, Laureta Kushova dhe Blerina Qatja, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Fallsifikimit të dokumentave” dhe “Mashtrimit”.

Prokuroria e Tiranës, në kuadër të hetimeve, ka urdhëruar edhe ekspertizën e specializuar, nga e cila është arritur në përfundimin se, nga kjo skemë mashtruese, vlera e dëmit ekonomik ndaj shtetit per periudhën Janar 2013- Tetor 2015 arrin në vlerën e rreth 2.2 milionë euro. Kjo shifër është për skemën e dyshuar mashtruese vetëm për dy lloje ilaçesh (insulinë dhe ketosteril), pasi në hetim është edhe përfshirja në rimbursim në mënyrë të paligjshme e disa llojeve të tjera barnash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas hetimit të Prokurorisë Tiranë, rezulton se “Omega Pharma” ka shpërndarë receta të falsifikuara tek farmaci të ndryshme dhe këto të fundit i kanë paraqitur recetat për rimbursim tek Fondi Rajonal i Kujdesit Shëndetësor Tiranë, duke tërhequr në total shumën e sipërcituar për dy llojet e ilaçeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skema mashtruese me rimbursimin e ilaçeve, e njohur ndryshe edhe si “Omega”, është pjesa e dytë e një hetimit të gjerë, të nisur nga Prokuroria e Tiranës lidhur me faturat fiktive të barnave. Pak ditë më parë, prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin për 7 persona, disa prej të cilëve zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, përfshirë edhe ish-drejtorin Pjerin Xhuvani, si edhe disa drejtues teknik farmacish, të cilët akuzohen të gjithë së bashku për një skemë mashtruese, “Farmacia 1”, me një dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerën e 56 milionë lekëve të reja.

Për këtë skemë, pra për “Farmacia 1”, në fundjavë janë dërguar për gjykim edhe 3 persona të tjerë, dy prej të cilëve zyrtarë të Fondit Rajonal të Tiranës dhe një tjetër drejtues farmacie. Të pandehurit e radhës së skemës mashtruese “Farmacia 1” janë Ferdinand Hoxha, Tasim Toçi dhe Violeta Bejko.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?