Mbyllen verifikimet për Zef Hilën, ky është vendimi që mori Prokuroria për kandidatin e PD-së

Prokuroria ka mbyllur hetimet për kandidatin e aleancës PD-AN, Zef Hila dhe i ka dërguar përfundimet te KQZ-ja.

Sipas këtyre përfundimeve, kandidati Zef Hila rezulton i pastër për pikat për të cilat KQZ-ja kishte kërkuar verifikim të thelluar.

Zef Hila është nja nga 28 emrat e kandidatëve të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit për të cilët KQZ ka kërkuar një verifikim më të thelluar për të shkuaren e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi:

Swiss Digital Mobile Reklama

Miredita te gjitheve! Me lejoni t’ju informoj si me poshte:
Tiranë, 20 prill 2021. Prokuroria e Përgjithshme në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm nr. 41, datë 11.02.2020 përfundoi verifikimin për 1 (një) subjekt vetëdeklarues, kandidat në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe ia përcolli organit kompetent, në këtë rast Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit (në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016), për të shqyrtuar nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 dhe në vijim dhe të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në nenin 4 të po këtij ligji.
Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces dhe po trajton të gjitha kërkesat e përcjella, për verifikim të thelluar e të plotë të të dhënave të pasqyruara në Formularët e Vetëdeklarimit nga personat, subjekte të këtij ligji që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?